Dorëhiqet Ermal Lama, i cili prej disa kohësh mbante postin e drejtorit të komanduar të sektorit të Urbanistikës në bashkinë e Durrësit.

Pavarësisht dorëheqjes nga posti, ai do të vijojë të punojë në bashki në detyrën që mbante më parë, si përgjegjës në Sektorin e Planifikimit dhe Kontrollit të Zbatimit të Lejeve në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

Burime bëjnë me dije se në vend të tij është komanduar Robert Dervishi, i cili më parë mbante postin e përgjegjësit në Sektorin e Projekteve Publike në Drejtorinë e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike.

Dorëheqja e Lames është e disata e drejtorëve që kanë mbajtur në 3 vitet e fundit postin e shefit të Urbanisitikës në bashkinë e dytë më të madhe në vend dhe pason dorëheqjen e ish-drejtorit Adhurim Qehajaj dhe Dorina Isufit.