Është në fazën përfundimtare puna për ndërtimin e infrastrukturës në territorin prej rreth 4.7 hektarë që i është shtuar varrezave të reja në qytetin e Durrësit.
Në këtë hapësirë të re janë ndërtuar parcelat, gjelbërimi, kanalizimet e ujërave të shiut, rruginat si dhe infrastruktura tjetër e nevojshme.
Ndërkohë puna po vijon me sistemimin e rruginave të fundit.