Një person në Durrës është parë mëngjesin e sotëm teksa udhëton me motorin e tij në drejtim të kundërt.

Rasti në fjalë është regjistruar përgjatë rrugës që të çon në kampusin e Universitetit të Durrësit.

Ndonëse nuk është një aks rrugor me frekuentim të lartë, siç duket edhe në videon e mëposhtme, sërish nuk mungojnë makinat që lëvizin në këtë pjesë të qytetit.

Drejtuesi i mjetit jo vetëm thyen rregullat e qarkullimit rrugor por edhe rrezikon jetën e tij dhe të shoferëve të tjerë.

Ka patur jo pak raste të tilla në rrugët e vendit tonë që kanë përfunduar me fatalitete, ndaj një papërgjegjshmëri e tillë është e patolerueshme.