5 qendra shëndetësore verore do tw jenë funksionale duke nisur nga 1 qershori për t’i ofruar të gjitha shërbimet e nevojshme mjekësore turistëve dhe pushuesve në bregdetin e Durrësit. Ndryshe nga një vit më parë, do të hapet një qendër e re, në zonën e Hamallajt. Në të gjitha qendrat shëndetësore po bëhen përgatitjet e fundit për vënien e tyre në funksion.

“1 qershori na gjen të hapur me të gjithë infrastrukturën në të 5 qendrat shëndetësore, që ka Durrësi përgjatë gjithë vijës bregdetare. Them 5, sepse nga viti i kaluar ne kemi një qendër të re, që i është shtuar 4 qendrave në rang vendi. Ajo është e pozicionuar në zonën e Hamallajve dhe është gati tashmë. Gjithashtu është java e fundit që po pajisemi me pjesën e medikamenteve, po bwjmw organizimin e punës si dhe ndarjen e grafikut pwr tw qenw gati për fillimin e një sezoni të ri.”,- tha për “DurrësLajm” drejtoresha e NjVKSh-së, Aurora Hyka.

Vitin e kaluar në qendrat shëndetësore verore kanë marrë shërbim rreth 12 mijë pushues, nga të cilët 40% ishin të huaj. Këto ditë janë bërë edhe rekrutimet e fundit të stafit mjekësor, që do t’i ofrojë ndihmën e parë pacientëve.

“Janë marrë masat nga drejtoria qendrore përdsa i përket rekrutimit të stafit në bazë të një thirrje që është bërë publike për të gjithë të interesuarit për të punuar si mjekë apo infermierë, të dedikuar për sezonin veror. Në çdo qendër shëndetësore verore do të ofrojnë shërbim 3 mjekë dhe 3 infermierë në 24/7, njëkohësisht do të ketë edhe staf rezervë për mbulimin e shërbimit”.,- deklaroi Hyka.

Në zonat turistike, në hapësira të caktuara do të vendoset informacioni I nevojshëm për çdo qendër shëndetësore, adresa e saj, numri i kontaktit etj, për t’u mundësuar pushuesve akses të shpejtë me shërbimet shëndetësore më afër vendndodhjes së tyre.

M.B.