Në prangat e policisë ka përfunduar 22-vjeçari A.M., i cili, pasditen e së dielës, aksidentoi me mjetin e tij tip “Audi” shtetasin R.K. 30 vjeç, i cili po lëvizte me motor.
Sipas policisë së Durrësit, 30-vjeçari i aksidentuar ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve në spitalin rajonal të qytetit.
Në 24 orët e fundit, shërbimet e Policisë Rrugore të qytetit bregdetar kanë prangosur edhe 2 drejtues të tjerë mjetesh, pasi gjatë kontrolleve të efektivëve kanë rezultuar shkelës të Kodit Rrugor.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-D. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje. Më tej, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pasagjerin në këtë automjet, shtetasin F. Sh., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi;
-B. A., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;“- njofton policia.