Dhoma e Avokatisë Durrës ka nënshkruar për herë të parë një marrëveshje binjakëzimi me Dhomën e Avokatisë në Bari, Itali.

Ky është binjakëzimi i dytë, që bëhet ndërmjet Shqipërisë dhe shtetit fqinj, pas atij mes Dhomës së Avokatisë në Tiranë me Dhomën e Avokatisë së Romës.

Kjo frymë e re bashkëpunimi mes dy vende të vendosura përballë në Adriatik, përkthehet në lehtësira ligjore në kuadër të lëvizjes së lirë të qytetarëve, emigrantëve e tregtisë.

Detajet i jep në një prononcim për “DurrësLajm”, kreu i Dhomës së Avokatisë Durrës, Lorval Petani.

K.Gj.