Djegia e mbeturinave mbetet ende një fenomen shqetësues në vendin tonë.
Mbrëmjen e djeshme është përfshirë nga flakë një zonë e grumbullimit të mbetjeve në Fllakë, duke rrezikuar edhe banesat pranë.
Është dashur ndërhyrja e automjeteve zjarrëfikse, për të fikur zjarrin, i cili menjëherë mori përmasa të mëdha.
Nuk dihet nëse zjarri ka rënë aksidentalisht apo mund te jenë banorët e zonës që mund të jenë autorët e kësaj ngjarjeje.
Kujtojmë, se gjatë kësaj vere policia ka arrestuar një numër të konsiderueshm personash të cilët akuzohen për zjarrvënie.
Gjithashtu Policia e Shtetit ka apeluar gjithmonë qytetarët që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin.