Më në fund një lajm i mirë për disa nga pallatet e dëmtuara nga tërmeti në Durrës, të cilat ende nuk i janë nënshtruar procesit të riforcimit.

Bashkia ka hapur një ditë më parë 3 tendera në kuadër të programit të Rindërtimit për riforcimin e 4 banesave kolektive në qytetin bregdetar.

Bëhet fjalë për pallatet e mëposhtme:

-Pallati nr.8 dhe nr.10, Rruga “Pelikan”, Kod GIS 5709-5711

-Pallati “Big Kristi”, Durrës, Rruga “Neki Libohova”, Durrës nr. 62, Kod GIS 5058

-Pallati “Rajfi” shpk, Rruga ” Iljaz Reka”, Kod GIS 26380

Institucioni i qeverisjes vendore ka akorduar për riforcimin e 4 pallateve me shkallë dëmi DS4 shumën prej 566 milionë lekë të reja.

Procedurat tenderuese do të mbyllen me datë 18 korrik dhe më pas do të vijohet me përcaktimin e fituesit për secilin tender.

5 vite pas tërmetit, në Durrës ka ende pallate të dëmtuara rëndë, të cilat nuk i janë nënshtruar procesit të riforcimit.

“DurrësLajm” mëson nga Drejtoria e Projekteve dhe Infrastrukturës Publike në bashki se në ditët në vijim do të hapet tenderi edhe për një tjetër godinë shumëkatëshe në rrugën “Abaz Çelkupa”.

M.B.