Kjo është Ornela Gjeçi, 45-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht këtë të mërkurë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Viktima ishte drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Rrubjekë.

Lajmi është bërë i ditur edhe nga Zyra Vendore Arsimore Shijak.

Ornela Gjeçi, ishte modeli më i mirë i mundshëm i një arsimtareje të përkushtuar dhe të një gruaje të fortë por gjithmonë të buzëqeshur”, shkruhet ndër të tjera në postim për të ndjerën.

Gjatë paradites policia njoftoi se “rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lajmi kryesor: