Një grua ka humbur jetën se e zuri korenti dhe është dërguar pa shenja jete në urgjencën e Durrësit.

Viktima është shtetasja me inicialet O.Gj., banuese në Maminas.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete, shtetasja O. Gj., 45 vjeçe, banuese në Maminas, Durrës.

Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e saj.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe: