Një grabitje është regjistruar në lagjen nr. 16 të Durrësit, ku një i ri dyshohet se ka marrë me forcë një shumë parash në një pikë të telefonisë mobile.
Sipas informacioneve paraprake, autori është larguar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë dhe po kryen kqyrjen e tyre, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.





