Një incident i shêmtuar është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në një nga rrugët e lagjes nr.1 të Durrësit.

Njërit prej kazanëve plastikë të mbeturinave urbane i është vënë flaka dhe ai është shkrumbuar tërësisht, siç duket edhe në pamjet filmike që sjell operatori i “DurrësLajm”, Sokrat Toçi.

Kazanët plastikë tre ngjyrësh nisën të vendosen në Durrës rreth 1,5 vite më parë dhe ato do të shërbenin për ndarjen e diferencuar të mbeturinave urbane.