Jep dorëheqjen drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Paulin Ndreu.

Kanë qenë ditët e para të këtij muaji, kur Ndreu ka paraqitur dorëheqjen e tij pas 7 vitesh në këtë post.

Nga burime portuale bëhet me dije për “DurrësLajm” se drejtori Ndreu, në letrën e tij të dorëheqjes, ka deklaruar arsyet personale si shkak i vendimit të ndërmarrë prej tij. Drejtori Ndreu e mbante këtë post, që nga shtatori i vitit 2017.

Deri më tani nuk është bërë me dije se cili do të jetë pasardhësi i Paulin Ndreut në krye të DPD-së.