“Tetori rozë” është një fushatë vjetore ndërkombëtare që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

Këtë kanë bërë edhe gratë e vajzat e kopshtit “Sidita” në lagjen nr. 4 të Durrësit.

Nëpërmjet një mesazhi sensibilizues ato i kanë bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave, për të mos neglizhuar kontrollin e gjirit.

Në këtë muaj të ndërgjegjësimit ato apelojnë që të bëhet sa më shpejt mamografia, sepse “zbulimi i hershëm shpëton jetë”.