Pas pesë ditësh, bashkia e Durrësit ka bërë të ditur se është mbyllur procesi i verifikimit të dëmve të shkaktuara në terren nga përmbytja e javës së kaluar.
Me anë të një postimi në Facebook, kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako thotë se:
“Ka përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër procesi i evidentimit të dëmeve në 476 banesa gjithsej. Pasi të kryhet edhe procesi i vlerësimit, të gjitha familjet e dëmtuara do të marrin dëmshpërblimet përkatëse. Jemi në çdo moment në shërbim të qytetarëve të Durrësit”.