Nis gjyqi i shtetasve Rexhep Gjuni dhe kunatit të tij Arben Selaj, të cilët u arrestuan pak ditë më parë nga policia, pasi akuzohen për rrëmbimin dhe fshehjen e nipit të tyre 3-vjeçar.

Dy shtetasit në fjalë kanë dalë sot para Gjykatës së Durrësit për vlefshmërinë e masës së sigurisë.

Ngjarja e rëndë u denoncua në fillim të kësaj jave. Ishte nëna e të miturit që denoncoi në policinë e Durrësit dy vjehrrit e saj për rrëmbimin e djalit të saj, të cilin e kishte lënë për disa orë në shtëpinë e tyre gjatë fundjavës, më datë 13 prill.

I ati i vogëlushit 3-vjeçar ka humbur jetën rreth 1.5 vite më parë në aksident.

Prej ditësh policia e Durrësit po vijon punën për gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij dhe të njohur të tjerë të tyre.

Policia ka kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit Barie Gj.uni 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe Flamur Selaj., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.