Përfundojnë në prangat e policisë së Durrësit tre persona, mes të cilëve edhe 21-vjeçari që shkaktoi aksidentin me vdekje në zonën e Hamalles një ditë më parë.

Specialistët për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., banuese në Kosovë, pasi në PKK Port, Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumenta të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. N. (Sh), 22 vjeçe, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

B. D., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Hamallaj, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Honda” me drejtues shtetasin  G. H., 67 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetësja E. H., 34 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.