Policia e Durrësit ka arrestuar në flangrancë një shofer që drejtonte mjetin pa leje si dhe ka proceduar një person tjetër për prerje të paligjshme të pyjeve.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin Sh. H., 44 vjeç, banues në Shkallë, Durrës, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjet, 4 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.