Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka përfunduar një 36-vjeçar, banues në Kavajë, pasi i ka vjedhur telefonin shtetasit R.H.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 56-vjeçar, banues në Rrashbull, pasi duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. M., 20-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin E. Q., 36 vjeç, banues në Kavajë, pasi i ka vjedhur aparatin celular shtetasit R. H.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin S. G., 56 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin V. M., 20 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.