Hapësira nënujore e bregdetit shqiptar ka një trashëgimi kulturore nënujore shumë të pasur, e cila nëse do të dokumentohej, certifikohej dhe ekspozohej do të ishte një aset i jashtëzakonshëm për turizmin e Shqipërisë.

Kështu është shprehur studiuesi Jim Goold, gjatë prezantimit për trashëgiminë kulturore nënujore të organizuar nga Fondacioni Nautical RPM dhe Auron Tare, Kryetar i Trupit Këshillëdhënës dhe Teknik të Konventës së UNESKO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënvore.

Kryetari i Trupit Këshillëdhënës dhe Teknik të Konventës së UNESKO-s për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore Nënujore, Auron Tare, tha se duhet urgjent të realizohet dokumentimi dhe ekspozimi i trashëgimisë nënujore, pasi ajo po kërcënohet nga “gjuetarët e thesareve”.

I pranishëm në këtë prezantim të trashëgimisë kulturore nënujore ishte edhe arkeologu Neritan Ceka, i cili e vuri theksin te studimi dhe certifikimi i trashëgimisë historiko-kulturore.

Në prezantimin e botës nënujore ishin të pranishëm ambasadorë në Shqipëri të Spanjës, Kroacisë, Italisë, Rusisë dhe Japonisë, si dhe disa përfaqësues nga agjencitë qeveritare shqiptare. Vizitorët u trajtuan në një turne të anijes kërkimore RPM të Hercules dhe një prezantim të historisë RPM e punës studim në Mesdhe nga Jim Goold.

K.H.