Një 43-vjeçar nga Ishmi është proceduar penalisht nga policia pasi është konstatuar duke transportuar lëndë drusore ndërsa një 18-vjeçar në Durrës është arrestuar në flagrancë teksa drejtonte mjetin tip “Audi” pa patentë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë proceduan penalisht shtetasin A. V., 43 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me automjet, 2 m3 lëndë drusore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi. “

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.