Janë afishuar në ambientet e jashtme të Qendrës Kulturore Durrës lista përfundimtare e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në hapësira të tjera publike të qytetit për t’u dhënë mundësive qytetarëve nga njësi të ndryshme administrative të verifikojnë emrin e tyre në listë.
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Gjendjes Civile të drejtën e votës në bashkinë Durrës e kanë 254.508 shtetas.
Çdo qytetar mund të verifikojë emrin e tij dhe qendrën e votimit respektive në listat e afishuara, ndërkohë që një verifikim i tillë mund të bëhet edhe në e-Albania dhe faqen zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor (www.kqz.gov.al).
Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile të drejtën e votës në zgjedhjet e 11 majit e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta:
– 114,642 zgjedhës votojnë për herë të parë;
– 1,081 shtetas të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit;
– 5,225 është numri i qendrave të votimit.
Numri i emigrantëve të regjistruar zyrtarisht në listën e zgjedhësve nga jashtë është 245,808 persona.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:
– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;
– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.
M.B.