Një ditë pas ngjarjes së ndodhur në lagjen nr.15 në Durrës, ku një person qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një 29-vjeçari, policia njofton se ka arrestuar autorin.

Nga burimet zyrtare mësohet se është prangosur në kushtet e flagrancës shtetasi S.M., 44 vjeç.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës, në përfundim të veprimeve hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ku shtetasi S. M., 44 vjeç, qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës, pa shkaktuar dëmtime, kanë arrestuar në flagrancë 44-vjecarin S. M., për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.”, njofton policia.