Një sherr për motive të dobëta është regjistruar pasditen e sotme në Hamallaj. Për pasojë, një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

“Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”,- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.