Dy rrugët “Drita” dhe “Dy Batot” me gjatësi 1,2 kilometra në lagjen 15 në Spitallë, janë shtruar me asfalt.

Lajmin e bën të ditur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sako shprehet se “Rehabilitimi i këtyre rrugëve lehtëson qarkullimin dhe u shërben rreth 230 familjeve të kësaj zone.”

Postimi i plotë:

Tjetër angazhim i bërë realitet.

Sapo përfunduam rikonstruksionin e rrugëve “Drita” dhe “Dy Batot” me gjatësi 1,2 kilometra në lagjen 15 në Spitallë.

U takova edhe me banorët e zonës të cilët kishin kërkesë kryesore shtrimin e këtyre rrugëve që ne e realizuam. Rehabilitimi i këtyre rrugëve lehtëson qarkullimin dhe u shërben rreth 230 familjeve të kësaj zone.