Atmosfera e festave të fundvitit dhe ndezja e dritave të pemës në sheshin “Liria” të Durrësit, i dha qytetit bregdetar një tjetër gjallëri.

Të shumtë ishin qytetarët që kishin dalë mbrëmjen e së premtes në shesh për të ndjekur live ceremoninë e ndezjes së dritave të pemës së Krishtlindjes.

Ata që i gëzohen më shumë festave janë fëmijët, por edhe më të rriturit nuk mbeten prapa.

Të pranishmit në shesh patën mundësi të ndiqni live koncertin festiv të vogëlushëve të Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës.

E ndërsa kushtet atmosferike nuk ishin më të mirat e mundshme, qytetarët nuk nguronin të fiksonin në aparatët e tyre celularë momente nga festa apo të shkrepnin foto pranë larmishmërisë së dekorit festiv të këtij viti.

Pranë llamburitjes së dritave festive, nuk kishte sesi të mungonte edhe urimi për Vitin e Ri.

M.B.