Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka publikuar pamjet ku shfaqen dy të rinj teksa hedhin disa mobilie nga kati i pestë i një pallati në Durrës.

Ministri ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17, ndërsa dy protagonistët u shoqëruan në polici edhe u vendosën para përgjegjësisë penale.

REAGIMI NGA BALLA:

Ndiqeni këtë video ndërsa dy persona hedhin mobiljet e vjetra dhe mbetjet nga ballkoni.

TURP❗️
Policia e Shtetit📍Durrës ka reaguar menjëherë ndaj shqetësimit të banorëve të lagjes nr.17 në këtë qytet. Banorët kallëzuan dy persona për ndotje të mjedisit dhe prishje të qetësisë publike, ndërsa hidhnin mobilje e mbetje të cilët u vendosën përpara përgjegjësisë penale. Duhet një koordinim edhe më i mirë mes të gjithë agjencive ligjzbatuese për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit nga shkelësit.