Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 48-vjeçarin Bledar Rako, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 15-vjeçare.

Rako ka mohuar akuzën ndërsa e bija, e cila ka bërë denoncimin pas rrëfimit te psikologia e shkollës, ka treguar se është kërcënuar që të mos tregonte.

Gjatë seancës së zhvilluar 48-vjeçari ka hedhur poshte pretendimet e ngritura nga e bija, duke përjashtuar veten nga kryerja e nje akti të tillë.

Pasi dëgjoi palët trupi gjykues mori vendimin, arrest me burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Në përfundim të masës, një tjeter çështje civile për lëshim urdhër mbrojtje e kërkuar nga vajza u zhillua në gjykatën e Durrësit. Por që u rrëzua nga trupi gjykues kërkesa i urdhrit te mbrojtjes.