Një 80-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në anë të rrugës nacionale Roskovec-Berat. 80-vjeçari u identifikua nga Policia si Abaz Metaj.

Gjithashtu nga verifikimet paraprake mendohet se temperaturat e larta dhe mosha mund të kenë shkaktuar arrest kardiak. Ndërkohë trupi po dërgohet në morgun e spitalit, për ekzaminimet ligjore.