Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryebashkiakja Emiriana Sako ka bërë të ditur se homazhet dhe ndezja e qirinjve në shenjë dhimbjeje e lutjeje për jetët e humbura në Turqi e Siri do të mbahen në orën 18:00 në sheshin “Liria” para bashkisë.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Durrësit.
⚫️💔 Të jemi të gjithë bashkë në ditën e zisë kombëtare, ditën e Hënë, 13 Shkurt, ora 18.00 në sheshin Liria, për të zhvilluar homazhe dhe ndezur qirinj në shenjë dhimbjeje e lutjeje për jetët e humbura në tragjedinë që i ndodhi Turqisë e cila na u gjend pranë kur ne u goditëm nga tërmeti.
🙏🏻 Të solidarizohemi të gjithë bashkë me popullin mik turk dhe atë sirian.
Të hënën ora 18.00 të bashkohemi në sheshin Liria në shenjë solidarizimi.
Ju mirëpresim!