Një sherr ka ndodhur sot në Sarandë mes pronarit të një lokali dhe turisti.

Siç raportohet paraprakisht, pronari i restorantit ka përzënë klientët nga lokali dhe më pas ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej tyre.

Nuk dihen ende se çfarë ka ndodhur në këtë ambient që ka çuar në përdorimin e armës së ftohtë.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen në fjalë apo identitetet e personave të përfshirë.