Mesa duket emri yllit të popit Justin Bieber nëse i përdoret dikujt tjetër qenka një ofendim i rëndë. Të paktën në një ndeshje të kampionatit lokal në Berlin. Gjatë duelit të Fortuna Biesdorf dhe SfB Concordia Britz (2:1), portieri rezervë i miqve mori karton të kuq në minutën e 44, pasi u revoltua gjatë një goli të anuluar nga asistenti i arbitrit duke i bërtitur “Justin Bieber, çfarë po bën kështu?” Arbitri kryesor Lutz Meyer nuk nguroi duke e përjashtuar nga ndeshja përpara 35 spektatorëve. Për portierin, kartoni i kuq ishte i tepërt: “Luaj prej 20 vitesh futboll dhe për herë të parë kam parë që një lojtar merr karton të kuq vetëm se thërret Justin Bieber. Do të isha dakord me një karton të verdhë, por të marrsh karton të kuq me justifikimin se ishte ofendim, është shumë e rëndë,” shprehet Akdogan për FuPa.
E thërret arbitrin ‘Justin Bieber’, merr karton të kuq
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Estonia shpallet vendi më i mirë në botë për t’u zhvendosur në vitin 2026
Psikologët tregojnë çfarë kërkojnë prindërit në moshë nga fëmijët e tyre
Georgina Rodriguez u përgjigjet kritikëve për trupin: Vlera e njeriut nuk matet nga pamja…
Zjarr me përmasa të mëdha pranë nënstacionit 400 kV në Elbasan





