Është gjetur trupi i recepsionistit, Eraldo Nevruzi, i cili dyshohet se u vra nga bashkëpronari i hotelit “Greccia”, Gerald Shehu, pak pas mesnatës së të mërkurës (6 Qershor).

Trupi i Eraldo Nevruzit, është gjetur në një gurore shumë të thellë.

Sipas uniformacioneve policore,  43-vjeçari Gerald Shehu,“zhduku” trupin e pajetë të Eraldo Nevruzit, i ndihmuar nga dy punonjësit e hotelit, 33-vjeçari Daniel Qose dhe 30-vjeçari David Larti.

Autori i dyshuar, i cili u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arrastisur në Angli, ende nuk është marrë në pyetje pasi s’ka mbërritur akoma në Shqipëri.