Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i Ardit Beshirit, 29 vjeç. I riu u zë poshtë një masiv dheu që u shemb në një zonë të thepisur, ndërsa po punonte.

Ngjarja ndodhi më 3 maj 2025, dhe që prej asaj dite, forcat e kërkim-shpëtimit, familjarë dhe autoritetet lokale kanë qenë në terren në përpjekje për ta gjetur. Fatkeqësisht, ai u gjet pa shenja jete ditën e sotme.

Policia dhe grupi hetimor po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të shembjes së masivit të dheut dhe për të kuptuar nëse ka pasur neglizhencë apo shkelje të rregullave të sigurisë në punë.