Romeo Beckham, i cili është djali i futbollistit të famshëm, David Beckham ka vendosur t’i shkoj hapave të babait por, jo në futboll. 

Siç e dimë, David është shndërruar kohëve të fundit edhe në model duke pozuar për marka të njohura të rrobeve por edhe për parfumin e tij.

Ndërkaq, këtyre hapave po u shkon pas edhe djali i tij dhjetë vjeçar. Romeo ka pozuar së fundmi për markën e njohur, “Burberry” duke treguar që vërtetë mund t’i shkoj pas hapave të të atit pa problem.

“Ai e tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në show”, ka thënë shefi, Christopher Bailey.