Einxhell Shkira ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël, ndërsa ka ka ndarë me ndjekësit në Instagram pamjet me barkun e rrumbullakosur.

Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se cdo enderr ne jete…Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re…Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti tet bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla”, shkroi ajo.

Einxhel dhe DJ Dags u njohën në edicionin e parë të Big Brother Vip Albania, ndërsa marrëdhënia e tyre ka vijuar po aq e fortë edhe jashtë.

Prej kohësh po qarkullonin zërat në lidhje me shtatzëninë, por Einxhel ka zgjedhur ditën e sotme për të dhënë lajmin e mirë.