Kur mësuan për herë të parë lajmin e shtatzanisë, Einxhel dhe Dagz nuk e besuan një gjë të tillë. Në një intervistë ekskluzive për “Pushime on Top”, ata kanë treguar se çdo ndjesi dhe emocion në lidhje me shtatzaninë e Einxhel e kanë kaluar bashkë.

Çifti i BBV kanë treguar se e kanë marrë me sportivitet këtë situatë, megjithëse më parë, kur i kërkonin fansat një bebe, i dukej shumë e largët një gjë e tillë. Ata treguan se edhe brënda shtëpisë së BBV e kishin diskutuar një gjë të tillë dhe Dagz i kishte thënë Einxhelit se do të bënte një tatuazh për të kur ta bënte baba.

Por si e kanë përjetuar familjarët e tyre lajmin e shtatzanisë së Einxhel?

Dagz ka treguar se familjarët e tij kanë “fluturuar” nga gëzimi, ndërsa Einxhel tha se më të vështirë e kishte t’ja thoshte këtë lajm babait të saj, i cili nuk e priste një gjë të tillë kaq shpejt.