ANGLI – Ikona e muzikës, Sir Elton John është bërë baba për herë të dytë, raportojnë mediet amerikane. Ai dhe partneri i tij David Furnish tashmë kanë fëmijën e dytë.

Çifti ishte drejtuar përsëri tek e njëjta grua që u lindi atyre djalin e parë, Zachary, që erdhi në jetë në ditën e kërshëndellave në vitin 2010.

Gruaja, identiteti i së cilës është mbajtur sekret, besohet që ka kontaktuar me çiftin përmes një qendre për prindër surrogat në Amerikë.

Kurse zëdhënësi për këngëtarin ka refuzuar të konfirmojë lindjen e fëmijës së dytë duke thënë se nuk i diskutojnë çështjet e klientëve të tyre.