Kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryebashkiakja uron mirësi në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve!

Postimi i plotë:

🕌🌙 Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët myslimanë.

Sjelltë ky muaj mirësi në familjet e qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve!

Le të shërbejë ky muaj për të forcuar sa më shumë solidaritetin midis nesh.