Pas shpalljes së fituesit të garës për rektor të UAMD-së, Shkëlqim Fortuzit, mësohet edhe se kush do të jenë dekanët e rinj të 5 fakulteteve të këtij universiteti.

Në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit fituese u shpall kandidatja e vetme në garë, Anjeza Pasku.

Ndërkohë, në Fakultetin e Biznesit, fitues u shpall kandidati Llambi Prendi, i cili garonte me dy kandidatë të tjerë, Ermir Shahini dhe Olta Nexhipi.

Në Fakultetin e  Studimeve Profesionale u shpall fituese kandidatja Rezarta Kalaja, e cila nuk kishte kandidatë rivalë në garë.

Në Fakultetin e Shkencave Politiko-Juridike fitues u shpall kandidati Linert Lirëza, i cili fitoi përballë rivales  Gentiana Kraja.

Në Fakultetin e Edukimit fitoi kandidatja Klodiana Leka, e cila garonte e vetme.