Fatjon S, 28-vjeç është punonjësi i Gardës së Republikës që u vetëplagos me armë zjarri pasditen e kësaj të premte në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, dhe sipas policisë 28-vjeçari është paraqitur fillimisht në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore dhe nga hetimet paraprake ka rezultuar se i riu është vetëplagosur me armën e shërbimit, teksa ishte duke e pastruar.

Nuk dihen ende rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa mësohet se 28-vjeçari është shoqëruesi i kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.