Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin, ku një punëtor ndërtimi ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga lartësia e një pallati që po ndërtohej.

Viktima identifikohet si 28-vjeçari Emilano Frroku.

Policia është në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për këtë rast.