Artisti i njohur italian, Enzo Paolo Turchi, balerin, koreograf dhe figurë e njohur televizive, ka vizituar qytetin e Durrësit.

Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Turchi është shprehur i mahnitur nga klima, deti, siguria, trashëgimia kulturore dhe mikpritja e qytetit.

Me një karrierë të suksesshme artistike, Turchi ka vlerësuar Durrësin si një qytet që do ta vizitojë sërish.

Postimi i plotë:

Artisti i njohur italian, Enzo Paolo Turchi, balerin, koreograf, aktor dhe personazh mjaft i famshëm televiziv ka vizituar qytetin e Durrësit. 🇮🇹🫶🇦🇱

Ai ka patur bashkëpunime shumë të suksesshme me personalitete të artit si Raffaella Carra por edhe shumë të tjerë, pjesëmarrës në spektakle e emisione televizive duke u bërë mjaft i njohur në shtetin fqinj.

Enzo Paolo Turchi ka vizituar Durrësin dhe ka mbetur i mahnitur nga qyteti ynë ku ka gjetur gjithçka, klimën, detin, sigurinë, trashëgiminë e pasur kulturore, mikpritjen dhe njerëzit e mrekullueshëm. Ashtu si të gjithë turistët e tjerë ai premton se do të rikthehet sërish në qytetin tonë fantastik.