Era e fortë që ka përfshirë Durrësin mëngjesin e sotëm, ka shkaktuar prishjen e një prej pemëve dekorative te lagjja nr. 3, pranë qendrës së qytetit.

Kjo “Pissardi” disa vjeçare, apo siç njihet ndryshe si kumbulla dekorative ngjyrë vishnje, është shkulur dhe ka rënë në trotuar duke e bllokuar atë. Fatmirësisht nga rrëzimi i pemës nuk pati ndonjë person të lënduar.

Këto pemë dekorative prej vitesh zbukurojnë rrugën “Grigor Durrsaku”, ku në pranverë lulet dhe gjethet e kuqe të errëta i japin një hijeshi kësaj rruge.