Sfidat ekonomike botërore të viteve të fundit kanë vënë në vështirësi biznesin global. Efektet e pandemisë tronditën ekuilibra të vendosur ndër dekada. Ato u pasuan shumë shpejt edhe nga lufta në Ukrainë duke thelluar krizën e duke mëtuar kundërpërgjigje më të shpejta ndaj ndryshimit.

Sfidat ekonomike dhe inovacioni kanë qenë sot në qendër të diskutimeve të Konferencës Ndërkombetare Shkencore të organizuar nga Fakulteti i Biznesit në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Akademikë nga e gjithë bota iu bashkuan kolegëve të tyre për të diskutuar tematika të nxehta të lidhura me situatën ekonomike mbarëbotërore.

Konferenca u shndërrua në tryezën e diskutimeve të krerëve të kërkimit shkencor lokal, rajonal, evropian e ndërkombëtar të cilët përveç panoramës reale dhe këndvështrimeve ndryshe sollën edhe prespektivën dhe alternativën aq të dëshiruar nga biznesi.

Biznesi tashmë në Shqipëri falë edhe inciativave të tilla të konsoliduara do të mund të ketë më shumë mundësi adaptimi me nevojat e reja të parashtruara nga krizat e njëpasnjëshme të viteve të fundit.