LOS ANGELES– Disa faqe lajmesh gossip në internet kanë bërë të ditur se Eliza Dushku dhe i dashuri i saj janë parë në një argjendari të specializuar për unaza të fejesës. 

Sipas të afërmve, Dushku do të fejohet së shpejti, thuhet në faqen mediamass.net. 

Ndërkaq, burime të tjera duket se konfirmojnë se një angazhim i tillë tani është më shumë se i mundshëm.

“Unë kurrë nuk e kam njohur kaq të dashuruar”,- thotë një mik i aktores, i cili flet për buzëqeshjen rrezatuese që ndriçonte fytyrën e Elizës në dalje të dyqanit të unazave.

Eliza Dushku është e lidhur që nga tetori i 2009 me ish basketbollistin e Los Angeles Lakers Rick Fox dhe që nga gushti i 2010 ata bashkëjetojnë.