Këngëtari Alis, që përfaqëson Shqipërinë në skenën e Eurovizion 2026 me hitin “Nân”, do të ngjitet i pesti në finalen e madhe të këtij kompeticioni muzikor.
Alis elektrizoi arenën e Wiener Stadthalle në natën e dytë gjysmëfinale, duke i siguruar Shqipërisë biletën për në natën finale, që do të mbahet ditën e shtunë. Gara e finales do të hapet nga Danimarka, e ndjekur më pas nga Gjermania dhe Izraeli.
RENDITJA E SHTETEVE NË NATËN FINALE:
1. Danimarkë: Søren Torpegaard Lund – Før Vi Går Hjem
2. Gjermani: Sarah Engels – Fire
3. Izrael: Noam Bettan – Michelle
4. Belgjikë: ESSYLA – Dancing on the Ice
5. Shqipëri: Alis – Nân
6. Greqi: Akylas – Ferto
7. Ukrainë: LELÉKA – Ridnym
8. Australi: Delta Goodrem – Eclipse
9. Serbi: LAVINA – Kraj Mene
10. Maltë: AIDAN – Bella
11. Çeki: Daniel Zizka – CROSSROADS
12. Bullgari: DARA – Bangaranga
13. Kroaci: LELEK – Andromeda
14. Mbretëria e Bashkuar: LOOK MUM NO COMPUTER – Eins, Zwei, Drei
15. Francë: Monroe – Regarde !
16. Moldavi: Satoshi – Viva, Moldova!
17. Finlandë: Linda Lampenius x Pete Parkkonen – Liekinheitin
18. Poloni: ALICJA – Pray
19. Lituani: Lion Ceçah – Sólo Quiero Más
20. Suedi: FELICIA – My System
21. Qipro: Antigoni – JALLA
22. Itali: Sal Da Vinci – Per Sempre Sì
23. Norvegji: JONAS LOVV – YA YA YA
24. Rumani: Alexandra Căpitănescu – Choke Me
25. Austri: COSMÓ – Tanzschein
Në Finalen e Eurovizion 2026 votimi do të hapet pak para se të interpretohet kënga e parë dhe do të qëndrojë i hapur gjatë të gjitha performancave dhe më pas edhe 40 minuta pasi të jetë interpretuar kënga e fundit. Për këngën e preferuar, mund të votohet deri në 10 herë.





