Besimtarët myslimanë në Durrës morën pjesë sot në faljen e Fitër Bajramit, festës më të rëndësishme të këtij komuniteti.

Ata kryen faljen e namazit në orën 06:55 në Xhaminë e madhe të qytetit, por edhe në xhamitë e tjera nën drejtimin e drejtuesve më të rëndësishëm të këtij komuniteti në Durrës.

Vlen të theksohet se besimtarët ishin më të shumtë në numër sesa herët e tjera dhe prej kohësh tashmë drejtuesit e besimit islam në Durrës kanë hedhur idenë për ndërtimin e një tjetër xhamie, pasi objektet aktuale të kultit nuk e përballojnë fluksin e besimtarëve që duan të kryejnë ritet fetare në xhami.

Me këtë rast, stafi i “DurrësLajm” u uron të gjithë besimtarëve: Gëzuar Fitër Bajramin!