Pas shpalljes si rektor i ri i UAMD-së, përballë me tre rivalët e tjerë në garë, ka ardhur reagimi i parë i Shkëlqim Fortuzit.

Në një deklartë për mediat, Fortuzi ka falenderuar të gjithë mbështetësit e tij dhe njëkohësisht ka ftuar kandidatët e tjerë që ishin në garë për të bashkëpunuar me të për zhvillimin e mëtejshëm të Universitetit të Durrësit.

“Së pari dua të falenderoj të gjithë votuesit e mi, sikurse të gjithë ato kolegë që votuan kandidatët e tjerë. Votën kundër të tyre do ta konsiderojë si një detyrim për të punuar fort për realizimin e të githa pikave të platfirmës që unë kam shpalosur.” -tha ndër të tjera Fortuzi.

Ndiqni prononcimin e plotë në videon e mëposhtme: