SHBA– Revista amerikane “Forbes” publikoi listën e saj vjetore të aktorëve që u sjellin kinostudiove të Hollivudit fitimet më të mëdha. Listën e aktoreve më të paguara e kryeson  Natalie Portman. Sipas “Forbes” për çdo dollar të paguar asaj për të marrë pjesë në filma gjatë tre vitet të fundit, kinostudiot e Hollivudit kanë përfituar 42.7 dollarë.

Vendin e dytë në listë e zuri ylli i sagës së vampirëve "Twilight" Kristen Stewart, e cila i sjell producentëve të filmave 40.6 dollarë për çdo dollar të honorarit të vet. “Forbes” dhe më parë e ka quajtur Kristen Steart si aktoren më të paguar në “Hollywood”. Gjatë vitit të fundit ajo ka fituar 34.5 milionë $.

"Treshja" e aktoreve më të paguara mbyllet nga Shia LaBeouf me 33.8 milion dollarë.

Ndërkohë përsa i përket aktorëve meshkuj lista kryesohet nga Robert Downey Jr. “Njeriu i akullt” duket se ka mundur konkurencën e fortë të kolegëve të tjerë. Filmi ku ai ka rolin e protagonistit “The Avengers” u kthye në një fenomen botëror.

Robert Downey Jr. pasohet në këtë listë nga partneri i Kristen Stewart, Robert Pattison, vampiri i famshëm, pas të cilit janë dashuruar miliona adoleshente në mbarë botën. Me fitimet nga filmi Twilight dhe Borëbardha çifti Pattison-Stewart renditen ndër më të paguarit e Hollivudit.

Lista e aktorëve më të paguar pasohet, nga dy super heronj Christian Bale (Batman) dhe  Daniel Craig (Agjenti 007).